Ndërlidhjet

Tuluz: Al Kaida merr disa pengje


Tuluz - foto arkivi

Tuluz - foto arkivi

Raportet nga Franca thonë se një person i armatosur ka marrë peng disa persona në një bankë në jugperëndim të qytetit Tuluz.

Sipas tyre, personi, i cili thotë se ka lidhje me Al Kaidën, ka shtënë në ajër dhe ka kërkuar të bisedojë me policinë,

Deri më tash nuk është raportuar asnjë i plagosur.

Policia thuhet të ketë rrethuar zonën përreth bankës.

Në muajin mars, një person i frymëzuar nga Al Kaida ka qëlluar për vdekje tre ushtarë, një rabi dhe tre fëmijë hebrenj në Tuluz.

Personi më vonë është qëlluar nga policia.
XS
SM
MD
LG