Ndërlidhjet

Koalicioni i ri - partitë greke pajtohen në parim


Athinë

Athinë

Tri partitë politike greke, të cilat mbështesin angazhimet e Athinës ndaj kreditorëve ndërkombëtarë, raportohet të jenë pajtuar në parim për formimin e koalicionit qeveritar.

Partia konservatore, Demokracia e Re, e cila ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës, është duke kryesuar bisedimet me PASOK-un dhe Të Majtën Demokratike.

Dy të fundit kanë thënë se njoftimi zyrtar për koalicionin do të bëhet gjatë ditës së sotme – kur është edhe afati i fundit për formimin e qeverisë së re.

Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë kanë kërkuar që kjo e fundit të formojë një qeveri, e cila do të respektojë marrëveshjen për ndihma, të arritur me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në Eurozonë, Greqia duhet të zbatojë një sërë masash shtrënguese, në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG