Ndërlidhjet

Merkel do të ndjekë ndeshjen Gjermani-Greqi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Qeveria gjermane ka njoftuar se kancelarja Angela Merkel do të udhëtojë drejt Polonisë për të ndjekur ndeshjen e çerekfinales ndërmjet Gjermanisë dhe Greqisë, në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Loja do të zhvillohet të premten në qytetin Gdansk.

Ajo thuhet të ketë edhe karakter politik, pasi shumë grekë e konsiderojnë Merkelin si nxitëse të kërkesave të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që Greqia të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në Eurozonë.

Ky është takimi i parë që do të ndjekë Merkeli në kuadër të Euro 2012-ës.
XS
SM
MD
LG