Ndërlidhjet

Euro 2012: Lulëzon tregu i zi i biletave

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Serhij është një stërshitës biletash dhe rregullisht blen bileta për ngjarjet e mëdha në Kijev.

Kampionati Evropian i Futbollit, Euro 2012 nuk përbën përjashtim dhe Serhij synon të dale nga kjo ngjarje sportive me një fitim të pastër.

Ai i ka rritur biletat e kategorisë së dytë për fazën e ndeshjeve në grupe nga 700 hrivnia apo 87 dollarë në 1400 apo 175 dollarë.

Dhe më 24 qershor, kur luhen ndeshjet e çerekfinales në Kiev, dhe ku biletat e kategorisë së dytë zyrtarisht shiten për 1,500 hrivnia apo 187 dollarë, ai shpreson t’i shesë ato për 500 dollarë

“Biletat e mia janë të vërteta, natyrisht si të gjithë të tjerët, unë i kam blerë ato zyrtarisht - vetëm se më herët”, i thotë ai një klienti të mundshëm.

Emri im është në to, por ky nuk paraqet problem. E vetmja gjë që ka rëndësi është që aty të ketë barkodin dhe homografin”, thotë Serhij.

Zyrtarët e futbollit, përfshirë edhe drejtorin e kampionatit në Ukrainë, Markijan Lubkivski, u kanë kërkuar tifozëve që të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare dhe të shmangin blerjen e kopjeve të falsifikuara.

Afër 50 njerëz, s’janë lënë të hyjnë në ndeshjen e 11 qershorit në mes të Ukrainës dhe Suedisë në Stadiumin Olimpiski në Kijev, për shkak se kishin bileta të falsifikuara.

Autoritetet e stadiumit përdorin skanerët që të kontrollojnë të gjitha biletat, të cilat janë të printuara në një letër të veçantë dhe përmbajnë hologram dhe një kod të veçantë.

Megjithatë, jo secili ik nga stërshitësit.

Olena, një studente në Kijev, ka blerë një biletë të minutës së fundit nga një shitës i tregut të zi për ndeshjen me Ukrainës dhe Suedisë.

Ajo jo vetëm që hyri brenda për të parë fitoren e Ukrainës, por shpenzoi shumë më pak, sesa po ta kishte blerë biletën përmes kanaleve zyrtare - 400 hrivnia në vend të 700.

Isha me fat, sepse kur shikova për vendet e njëjta në internet, njerëzit rishisnin biletat për 900 hrivnia dhe atë për kategorinë e tretë! Për të dytën çmimi ishte më shumë se një mijë. Në përgjithësi, mendoj se do të ketë opsione të përziera edhe për ndeshjet e ardhshme”, thotë Olena.(a.i.)
XS
SM
MD
LG