Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për koalicionin grek


Kreu i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos.

Kreu i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos.

Kreu i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos, ka thënë se tri partitë politike, që mbështesin angazhimet e Athinës ndaj kreditorëve ndërkombëtarë, janë pajtuar për koalicionin e ri.

Ai u ka thënë gazetarëve në Athinë se “Greqia ka qeveri”, ndërsa “përbërja e koalicionit të ri do të bëhet publike më vonë”.

Bisedimet për qeverinë e re greke janë zhvilluar ndërmjet Demokracisë së Re, e cila ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës, PASOK-ut socialist dhe Të Majtës Demokratike.

Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë kanë kërkuar që kjo e fundit të formojë një qeveri, e cila do të respektojë marrëveshjen për ndihma, të arritur me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në Eurozonë, Greqia duhet të zbatojë një sërë masash shtrënguese, në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG