Ndërlidhjet

Stefanoviq: Në radhë çështjet politike


Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.
Dialogu me Prishtinën do të udhëhiqet nga një nivel më i lartë shtetëror, ka thënë shefi i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.

Gjatë konferencës për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, ai ka thënë se dialogu teknik me Prishtinën ka dhënë rezultate konkrete, porse “tash në radhë janë çështjet politike, si veriu i Kosovës, mbrojtja e serbëve në jug të Lumit Ibër, statusi i manastireve dhe kishave serbe dhe pronat”.

Ai ka kritikuar ndërmjetësin e BE-së në bisedime, Robert Kuper, duke thënë se diplomati evropian interpeton disa marrëveshje “ashtu si i konvenon Prishtinës”.

Dy palët, në nëntë raunde negociatash, kanë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre thuhet të ketë ngecur.

Kuper do të qëndrojë sot në Beograd, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Vazhdimi i dialogut pritet të ndodhë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë, e cila do të pasojë zgjedhjet parlamentare të 6 majit.
XS
SM
MD
LG