Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës nderon Asanajn


Dino Asanaj
Dino Asanaj
Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës me një minutë heshtje për të shprehur keqardhje për vdekjen e kreut të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mekanizmat përgjegjës vendorë e ndërkombëtarë duhet t'i hetojnë të gjitha rrethanat e vdekjes së Asanajt për ta zbardhur rastin.

Thaçi ka thënë se nuk do të lejojë që "shantazhi, krimi dhe dhuna" të pengojnë ekonominë e lirë të tregut në Kosovë, ndërsa ka shfaqur gatishmërinë për të vepruar po ashtu kundër, siç i ka quajtur ai, grupeve mafioze që "nuk e kuptojnë" këtë lloj të ekonomisë.

Mjekët ligjorë në Kosovë kanë thënë se në bazë të autopsisë, Asanaj ka bërë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes 11 prerje dhe therje me thikë.

Rezultatet e autopsisë i ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
XS
SM
MD
LG