Ndërlidhjet

logo-print

Adriana Hoxhiq kryeson Zyrën Administrative në veri


Mitrovicë

Mitrovicë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot të emërojë Adriana Hoxhiqin në krye të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

Zonja Hoxhiq, deri më tash, ka qenë shefe e ekipit përgatitor për formimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë më herët se Zyra Administrative në veri do të hapet deri në fund të këtij muaji.

Kjo zyrë është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës, si dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit.
XS
SM
MD
LG