Ndërlidhjet

Euro 2012: Platini përgëzon Poloninë e Ukrainën


Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Mishel Platini.
Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Mishel Platini.
Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Mishel Platini, ka lavdëruar Poloninë dhe Ukrainën për organizimin e suksesshëm të Euro 2012-ës.

“Polonia dhe Ukraina kanë realizuar detyrat e nikoqirit. Është e vështirë të bëhet më mirë”, ka thënë Platini.

Kampionati Evropian i Futbollit, i cili ka nisur më 8 qershor, është dëmtuar nga disa incidente të dhunës, abuzime raciste dhe sjellje jo të duhura të lojtarëve.

Nga gara janë eliminuar edhe Polonia, edhe Ukraina.

Ekipet që kanë mbetur në garë përfshijnë Republikën Çeke, Portugalinë, Gjermaninë, Greqinë, Spanjën, Francën, Anglinë dhe Italinë.
XS
SM
MD
LG