Ndërlidhjet

Samaras betohet në postin e kryeministrit grek


Antonis Samaras

Antonis Samaras

Kreu i Partisë Demokracia e Re, Antonis Samaras, është betuar në postin e kryeministrit të Greqisë.

Ai do të udhëheqë koalicionin trepartiak në përbërje të partisë së tij konservatore, PASOK-ut socialist dhe Të Majtës Demokratike.

Samaras, 61 vjeç, është betuar tre ditë pasi Demokracia e Re ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Të tria partitë e koalicionit mbështesin angazhimet e Athinës ndaj kreditorëve ndërkombëtarë.

Këta të fundit kanë kërkuar që Greqia të formojë një qeveri, e cila do të respektojë marrëveshjen për ndihma, të arritur me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në Eurozonë, Greqia duhet të zbatojë një sërë masash shtrënguese, në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG