Ndërlidhjet

Tuluz: Pengmarrësi liron një peng


Tuluz, 20 qershor 2012.
Tuluz, 20 qershor 2012.
Policia në Francë ka bërë të ditur se pengmarrësi i katër personave në një bankë të qytetit Tuluz, ka liruar njërin nga pengjet e tij.

Burimet zyrtare thonë se personi i armatosur fillimisht ka kërkuar para. Pasi është refuzuar, ai ka shtënë në ajër dhe ka marrë katër pengje.

Deri më tash nuk ka raporte që flasin për të lënduar në incident.

I armatosuri në fjalë ka pohuar se ka lidhje me Al Kaidën.

Zona përreth bankës është rrethuar nga kordonë të policisë.

Në muajin mars, një person i frymëzuar nga Al Kaida ka qëlluar për vdekje tre ushtarë, një rabi dhe tre fëmijë hebrenj në Tuluz.

Personi më vonë është vrarë nga policia.
XS
SM
MD
LG