Ndërlidhjet

Autoritetet ruse zbulojnë gjysmë toni eksploziv


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti Kombëtar i Anti-Terrorizmit në Rusi ka gjetur gjysmë toni eksploziv në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior.

Burimi i njëjtë ka bërë të ditur se eksplozivi është gjetur në një fuçi metalike brenda një strofulli të ndërtuar nga grupi terrorist i Shamil Basaevit në Ingusheti.

Basaev, dikur njeriu më i kërkuar nga Rusia, ka qenë përgjegjës për një seri sulmesh, përfshirë vrasjen e liderit çeçen, njëherësh mbështetës të Kremlinit, Akhmad Kadirov, në vitin 2004, si dhe rrethimin e një shkolle të mesme në Beslan, në të njëjtin vit.

Basaev është vrarë nga një shpërthim në Ingusheti më 2006.

Rajoni i Kaukazit, që është pjesë e Federatës Ruse, është zonë e përleshjeve të armatosura mes forcave qeveritare dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG