Ndërlidhjet

Gjykata shfajëson Riza Kukën


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, e ka shfajësuar Riza Kukën nga akuza për ndihmë në shpërdorimin e pozitës zyrtare ose autoritetit.

Gjykata Supreme e aprovoi ankesën e mbrojtjes duke e ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe e liroi të akuzuarin nga kjo akuzë, bën të ditur EULEX-i.

Sipas njoftimit të misionit evropian, Gjykata Supreme vendosi ta shfajësojë Kukën për shkak se ajo nuk mundi ta vërtetojë qëllimin e tij për ta ndihmuar personin zyrtar që ta keqpërdorë autorizimin e saj apo marrëdhënien e tyre të supozuar.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës e kishte shpallur fajtor Riza Kukën sepse në vitin 2004 ai kishte përgatitur dhe dorëzuar oferta shumë të fryra, fatura të falsifikuara dhe dokumente jo të rregullta për prokurimin e 90 gomave Bridgestone nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Ai e kishte bërë këtë duke i ndihmuar qëllimisht Shefka Shasivarit, e cila në cilësinë e saj të personit zyrtar e kishte shpërdoruar pozitën zyrtare të saj në Zyrën e Presidentit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG