Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takoi admiralin Stavridis


Prishtinë, 20 qershor 2012.

Prishtinë, 20 qershor 2012.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot komandantin suprem të NATO-s për Evropë, admiralin Xhejms Stavridis.

Jahjaga fillimisht ka dënuar sulmin e djeshëm me granatë në afërsi të fshatit Bërnjak, me ç’rast është lënduar një ushtar i KFOR-it.

Duke vlerësuar se veriu mbetet sfida kryesore për institucionet e Kosovës, Jahjaga ka shprehur mbështetje të fuqishme për aksionin e forcave paqeruajtëse të NATO-s për heqjen e barrikadave dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në gjithë territorin e Republikës, bën të ditur Presidenca.

Admirali Stavridis, nga ana e tij, e ka siguruar presidenten Jahjaga që NATO-ja do të mbetet e përkushtuar në krijimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu e ka njoftuar presidenten se nuk është paraparë zvogëlim i numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, që janë të gatshëm të përmbushin misionin e tyre.
XS
SM
MD
LG