Ndërlidhjet

Kapet pengmarrësi në Tuluz


Tuluz, 20 qershor 2012.

Tuluz, 20 qershor 2012.

Policia franceze ka kapur pengmarrësin e katër personave në një bankë të Tuluzit, ndërkohë që të gjitha pengjet janë liruar.

Frederik Tamisier, zyrtar i policisë rajonale, tha se pengmarrësi është plagosur gjatë operacionit për kapjen e tij.

Autoritetet thonë se ai ka pasur probleme psikiatrike në të kaluarën dhe ka pretenduar se vepron për arsye fetare.

Burimet zyrtare thonë se personi i armatosur fillimisht ka kërkuar para. Pasi është refuzuar, ai ka shtënë në ajër dhe ka marrë katër pengje.

Dy janë liruar më herët, ndërsa dy të fundit pas arrestimit të tij.

Në muajin mars, një person i frymëzuar nga Al Kaida ka qëlluar për vdekje tre ushtarë, një rabi dhe tre fëmijë hebrenj në Tuluz.

Personi më vonë është vrarë nga policia.
XS
SM
MD
LG