Ndërlidhjet

Turqia sulmon caqet kurde, vriten 26 rebelë


Foto arkivi
Foto arkivi
Ushtria turke ka bërë të ditur se helikopterët dhe aeroplanët e saj ushtarakë kanë sulmuar caqet kurde në veri të Irakut.

Sulmet kanë pasuar ato të rebelëve kurdë kundër forcave turke, të cilat kanë lënë tetë ushtarë të vrarë.

Ushtria e Turqisë ka bërë të ditur në uebfaqen e saj se ka vrarë 26 kurdë, ndërsa një tjetër është kapur i gjallë.

Partia e Punëtorëve Kurdë cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia dhe SHBA-ja.

Konflikti me Qeverinë turke ka nisur në vitin 1984 dhe që atëherë thuhet se kanë vdekur rreth 45 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG