Ndërlidhjet

Afganistan: Mbi 20 të vrarë, përfshirë ushtarë të NATO-s


Khost, 20 qershor 2012.
Khost, 20 qershor 2012.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër konvojin e NATO-s në Khost të Afganistanit.

Zyrtarët lokalë thonë se 17 afganë, përfshirë civilë dhe forca të sigurisë, janë vrarë, ndërsa më shumë se 30 të tjerë janë plagosur.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul ka bërë të ditur për vrasjen e tre ushtarëve të NATO-s dhe të një përkthyesi afgan.

Trupat e vrarë raportohet të jenë amerikanë.
XS
SM
MD
LG