Ndërlidhjet

Klinton viziton Rusinë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditur se sekretarja Hillari Klinton do të udhëtojë zyrtarisht në tre shtete të Evropës, një nga to Rusia, në fund të qershorit.

Klinton do të marrë pjesë në forumin “Gratë në ekonomi” në Shën Petersburg, pas qëndrimit në Finlandë dhe Letoni.

Zëdhënësja e DASH-it, Viktoria Nullënd, ka thënë se Klinton do të takojë edhe homologun rus, Sergei Lavrov, me të cilin do të diskutojë për Sirinë, Iranin, Afganistanin dhe çështje të tjera.

Klinton do të bëjë udhëtimin e saj nga 27 deri më 30 qershor.
XS
SM
MD
LG