Ndërlidhjet

Administrata Obama do lidhje më të mira tregtare me Rusinë


Uashington

Uashington

Zyrtarë të administratës Obama i kanë kërkuar një paneli të Kongresit të miratojë një ligj, që synon të përmirësojë lidhjet tregtare me Rusinë, pa i lidhur ato me shqetësimet për të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesi amerikan i tregtisë, Ron Kirk, ka thënë se shfuqizimi i amendamentit Xhekson Venik, i cili daton nga viti 1974 dhe ndikon marrëdhëniet tregtare të SHBA-së me vendet që kufizojnë lirinë e emigracionit dhe të drejtat e tjera njerëzore, do të siguronte që kompanitë amerikane të përfitojnë nga hyrja e Rusisë në Ogranizatën Botërore të Tregtisë, në muajin gusht.

Por, përfaqësuesi Sander Levin ka folur për shumë anëtarë të Kongresit që duan të lidhin shfuqizimin me një ligj që synon të ndëshkojë zyrtarët rusë për vdekjen e avokatit Sergei Magnicki.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns, i ka thënë panelit se “Shtëpia e Bardhë ka shqetësime serioze për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Rusi, por marrëdhëniet tregtare duhet të ndahen nga çështjet e tjera”.
XS
SM
MD
LG