Ndërlidhjet

Izrael: Pas dështimit të bisedimeve me Iranin – sanksione


Shaul Mofaz
Shaul Mofaz
Izraeli po kërkon që Perëndimi të ndërmerrë sanksione të ashpra ekonomike kundër Teheranit, pasi bisedimet ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, për ndaljen e programit atomik të këtij vendi, nuk arritën ndonjë kthesë.

Këtë kërkesë e bëri zëvendëskryeminstri izraelit, Shaul Mofaz, pas takimit me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, në Uashington.

Ai, poashtu, tha se ekziston nevoja “për vazhdimin e përgatitjeve të të gjitha opsioneve të tjera”, duke sugjeruar aksion të mundshëm ushtarak.

Në takimin në Moskë, këtë javë, gjashtë fuqitë botërore dhe Irani dështuan të arrijnë ndonjë kthesë, ndërsa nuk është caktuar ndonjë datë për negociata të tjera politike.
XS
SM
MD
LG