Ndërlidhjet

Egjipt: Shtyhet publikimi i rezultateve të zgjedhjeve


Fotografi e kombinuar e ish presidentit Hosni Mubarak (majtas) dhe e kandidatëve aktualë për këtë post të lartë, Mohamed Mursi (në mes) dhe Ahmed Shafiq

Fotografi e kombinuar e ish presidentit Hosni Mubarak (majtas) dhe e kandidatëve aktualë për këtë post të lartë, Mohamed Mursi (në mes) dhe Ahmed Shafiq

Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt ka raportuar se trupa që i mbikëqyrë zgjedhjet presidenciale në këtë vend, ka shpallur se nuk do t’i publikoj rezultatet ashtu siç është planifikuar, ditën e enjte.

Komisioni Zgjedhor tha se i duhet më tepër kohë për t’i shqyrtuar ankesat nga kandidatët.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt morën pjesë Mohamed Mursi nga Vëllazëria Myslimane dhe Ahmet Shafiq, që ishte kryeministër në kohën e ish presidentit Hosni Mubarak.

Të dy kandidatët pretendojnë se kanë fituar në zgjedhje dhe kanë paraqitur ankesa kundër njëri-tjetrit.
XS
SM
MD
LG