Ndërlidhjet

VV proteston kundër vizitës së Robert Kuperit


Ndërtesa e qeverisë
Ndërtesa e qeverisë
Pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në shenjë kundërshtimi me vizitën e Robert Kuperit, ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Disa nga protestuesit kanë arritur të depërtojnë në oborrin e Qeverisë, nëpërmjet hyrjes së pasme të rrethojave.

Në vend të ngjarjes kanë dalë forcat e rendit, të cilat po përpiqen ta kontrollojnë situatën.
XS
SM
MD
LG