Ndërlidhjet

Pakistan: Fletarrest për të nominuarin për kryeministër


Ish kryeministri Jusuf Raza Gilani

Ish kryeministri Jusuf Raza Gilani

Mediat në Pakistan raportojnë se një gjykatë ka lëshuar fletarrest për të zgjedhurin e presidentit Asif Ali Zardari për kryeministër të ri.

Lajmi për këtë fletarrest për zotin Mahdum Shahabudin, u bë disa orë pasi ai ishte nominuar për postin e shefit të qeverisë.

Raportohet se fletarresti është i ndërlidhur me importin e një ilaçi ilegal, derisa Shahabudini ishte ministër i shëndetësisë.

Aktualisht, presidenti Zardari e ka nominuar zotin Shahabudin, momentalisht në postin e ministrit të tekstilit, pasi Gjykata Supreme e Pakistanit e diskualifikoi nga posti i kryeminitsrit, Jusuf Raza Gilanin.

Votimi për kryeministrin e ri në Parlamentin e Pakistanit do të mbahet nesër.
XS
SM
MD
LG