Ndërlidhjet

logo-print

Air France: Mbyllen 5 mijë vende të punës


Aeroplanët e kompanisë Air France në një aeroport në Paris

Aeroplanët e kompanisë Air France në një aeroport në Paris

Kompania Air France ka shpallur se planifikon mbylljen e më se 5 mijë vendeve të punës, që paraqet afro 5% të fuqisë punëtore të saj, deri në fund të vitit 2013.

Kompania thotë se të gjitha largimet e punëtorëve do të mund të jenë “vullnetare”, nëse arrihet marrëveshja e re kornizë me sindikatat.

Air France thotë se synon kursimin e 2 miliardë eurove, gjatë tri viteve të ardhshme.

Kompania francezo – holandeze, Air France – KLM, ka shënuar humbje prej 809 milionë eurosh në vitin 2011, ndërsa më se 300 milionë euro humbje në tre muajt e parë të vitit 2012.

Aksionet në Air France – KLM janë rritur 6% pas shpalljes për mbylljen e vendeve të punës.
XS
SM
MD
LG