Ndërlidhjet

Financial Times: Sikur BE-ja të ishte si Euro 2012


Euro 2012

Euro 2012

"Financial Times"

Në pamje bindëse e Euros 2012 duket e rëndësishme: futbollistët gjermanët fitimtarë dhe holandezët humbës, shkëmbejnë përqafime pas takimit në Harkov. Para ndeshjes, menaxheri i Arsenalit, Arsene Venger, kishte tërhequr vërejtjen se “ekziston një urrejtje ndërmjet këtyre vendeve dhe ajo daton nga Lufta e Dytë Botërore dhe ende është shumë e fortë sot”.

Mirë, por disa në Harkov nuk kanë regjistruar kurrfarë urrejtje ndërmjet gjermanëve dhe holandezëve, as ndërmjet futbollistëve e as ndërmjet simpatizuesve. Në fakt, armiqësitë më të këqija ishin në mesin e futbollistëve holandezë.

Këto përqafime në fund të ndeshjes Gjermani – Holandë, ishin pamje e kampionatit evropian i shënuar kryesisht me harmoni dhe ngjashmëri, bile ndërmjet evropianëve perëndimorë.

Bashkimi Evropian i unifikuar dhe i suksesshëm ekziston, jo në ekonomi, por në futboll.

Shumë raporte për incidente raciste në Euro 2012 kishin krijuar një ndjenjë të menaxhuar keq.

Në takimet çerekfinale, që fillojnë sot gjenden gjashtë vende të eurozonës, plus Anglia dhe Republika Çeke. Njëherësh, e gjithë Evropa Lindore tashmë është eliminuar. Sikur Polonia, Republika Çeke në mënyrë graduale ka lëvizur në imagjinatën evropiane nga Evropa Lindore në Evropën Qendrore, dhe kohët e fundit për ta disiplinuar, në aspektin fiskal, Evropën Veriore, pa i ndryshuar kufijtë e vet.

Eurozona, që i ka mbajtur të tri vendet në platformën e fituesve në dy Kupat Botërore, ende është para pjesës lindore të kontinentit në dijen futbollistike. Ndryshe nga ekonomia, në futboll Evropa Jugore po ndeshet fuqishëm me veriun, që dikur ishte dominant.

Spanjollët po e mbizotërojnë përsëri botën dhe kampionatet evropiane.

Greqia e prekur nga kriza e ka mundur Rusinë.

Futbollistët e Evropës Perëndimore tash i takojnë grupit profesional të homogjenizuar ndërkombëtar, në masë të madhe sikur bankerët investues.

Gjatë takimit Angli – Francë, francezi Samir Nasri shënoi kundër portierit anglez Xhoe Hart. Pas takimit, dy lojtarët e Mançester Sitit bisedonin dhe përqafoheshin. Për futbollistët, Euro është më tepër sikur një samit tregtar, e jo një rikujtim i luftërave të kaluara.

Por, në fushë, mediat janë fokusuar në racizëm: në dënimin prej 80 mijë eurosh nga UEFA, asociacion evropian i futbollit, kundër Kroacisë për brohoritje raciste, një pankartë neo-Naziste në ndeshjen e Gjermanisë dhe programi televiziv i BBC-së para ndeshjeve, që tregonte mbështetësit e Ukrainës duke bërë përshëndetje Naziste.

Britania dhe Gjermania e kanë luftuar racizmin në jetën e tyre publike. Këtë e kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara, mediat e së cilës në mënyrë të shtuar e ndjekin futblloin evropian. Në këtë klimë, një banane, që ka mundur të hedhet ose të mos hedhet nga simpatizuesi kroat në lojtarin e zi italian, shndërrohet në lajm ndërkombëtar.

Sigurisht se pak qindra simpatizues kroatë dhe spanjollë kanë brohoritur parulla të kobshme raciste. Kjo nuk duhet ta befasojë askënd. Evropa Lidnore dhe Jugore ende nuk i ka kaluar dekadat e arsimit anti – racist, që është bërë në Evropën Veriperëndimore; bile edhe në disa vende veriperëndimore, afro një e pesta e votuesve i mbështesin partitë anti-imigruese; ndërsa në Britani afro 40 mijë krime të urrejtjes janë raportuar në vitin 2010.

Çudi e vogël që në arenën gladiatore të stadiumeve futbollistike, pak brohoritje të neveritshme janë dëgjuar. (f. b.)
XS
SM
MD
LG