Ndërlidhjet

Kosovë: Kundërshtohet rritja e çmimit të rrymës


Pamje e termocentraleve afër Prishtinës
Pamje e termocentraleve afër Prishtinës
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) e kundërshton vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë për ngritjen e çmimit të energjisë elektike.

Ky konsorcium, nëpërmjet një kumtese, mëtutje thotë se dje është marrë vendim që prej 1 qershorit të rritet çmimi për 8.9%.

Duke i paraqitur shumë argumente kundër shtrenjtimit të rrymës, KOSID thekson se është shqetësuese edhe fakti se rritja bëhet në mënyrë retroaktive, duke e shkelur të drejtën e konsumatorit për t’u informuar drejt për çmimin e shërbimit që, ata e përdorin.

KOSID kërkon rishqyrtimin e vendimit për tarifat e reja të energjisë elektrike dhe thekson se shqetësimet do t’i demonstroj para qeverisë së Kosovës dhe përmes organizimit të protestave, për t’i mobilizuar qytetarët kundër çmimit të ri, me të cilin ata ngarkohen për përfitime të kompanive private.
XS
SM
MD
LG