Ndërlidhjet

Rumani: Nastase përpiqet të bëjë vetëvrasje


Ish kryeministri Adrian Nastase

Ish kryeministri Adrian Nastase

Ish kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, është përpjekur të bëjë vetëvrasje, disa orë pasi u dënua me dy vjet burg për ryshfet nga Gjykata Supreme.

Radio Evropa e Lirë raporton se Nastase është në spital në gjendje stabile.

Mediat rumune, duke u mbështetur në burime të paidentifikuara, thonë se Nastase e ka qëlluar vetveten dy herë me revole në prani të policisë, duke u plagosur rëndë në qafë.

Në muajin janar, Adrian Nastase ishte shpallur fajtor se i kishte tuneluar 1.6 milionë euro nga donacionet për fushatën zgjedhore, në xhirollogaritë e kompanive nën kontrollin e tij, në vitin 2004.

Nastase shërbeu si kryeministër në periudhën 2000-2004, dhe u bë personaliteti më i lartë që dënohet me burg në Rumani, prej rënies së komunizmit.
XS
SM
MD
LG