Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak – 10 të vrarë


Persona të autorizuar i shikojnë mbeturinat e aeroplanit ushtarak pas rrëzimit afër Xhakartës

Persona të autorizuar i shikojnë mbeturinat e aeroplanit ushtarak pas rrëzimit afër Xhakartës

Zyrtarët në Indonezi thonë se një aeroplan i forcës ajrore të këtij vendi, është përplasur sot në një kompleks të banesave në kryeqytetin Xhakarta, duke vrarë të shtatë anëtarët e ekuipazhit.

Forca Ajrore tha se tre vetë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në tokë.

Aeroplani i tipi Fokker 27 ishte në stërvitje rutinore kur u rrëzua afër një piste të aterimit.

Disa shëtpi në territorin ku u rrëzua aeroplani janë pëfrshirë nga zjarri.

Ky është aeroplani i dytë që u përplëas në Indonezi kohëve të fundit.

Në muajin maj, një aeroplan i prodhimit rus, i tipit Sukhoi 100, u rrëzua në jug të Xhakartës, gjatë një fluturimi demonstrues, me ç’rast u vranë të 45 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.
XS
SM
MD
LG