Ndërlidhjet

logo-print

Opozita: Qeveria po “abuzon” projektet kapitale


Për 5 muajt e parë të këtij viti, ekzekutivi i vendit ka arritur të shpenzojë 174.8 milionë euro për projekte kapitale, nga 616 milionë euro të buxhetit, të planifikuara për këto projekte.

Lidhur me këtë, përfaqësues të subjekteve opozitare në vend, thonë se autoritetet kompetente këto mjete i kanë shpenzuar vetëm për financimin e ndërtuesit të autostradës Vërmicë-Merdarë, konsorciumin amerikano-turk “Bechtel&Enka”.

Hikmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se të gjitha shpenzimet kapitale janë peng i autostradës “Ibrahim Rugova”, kurse shpërndarja eventuale e mjeteve tjera nuk orientohet në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Ajo shprehet e pakënaqur edhe me strukturën investuese, pasi, siç thotë, partia në pushtet po financon projekte vetëm në komunat ku udhëheq vetë.
Ne e kemi pasur shumë vështirë të vërejmë ndonjë projekt të ri, i cili ka filluar këtë vit.

Ne e kemi pasur shumë vështirë të vërejmë ndonjë projekt të ri, i cili ka filluar këtë vit. Për arsye se kemi projekte të cilat kanë filluar në vitin 2008, kanë pasur të përfundojnë 2010, nuk kanë përfunduar - kanë vazhduar në 2011-n, po vazhdojnë në 2012-n, dhe është e pasigurt se a do të përfundojnë këtë vit apo të njëjtat do të barten në vitin 2013”, shprehet Bajrami.

Edhe anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të kënaqur më ritmin dhe mënyrën e financimit të projekteve kapitale.

Dardan Sejdiu nga kjo lëvizje, thekson se financimi është përqendruar në autostradën Vërmicë - Merdarë dhe projekte tjera nga të cilat përfitojnë persona të caktuar.

Opozita: Qeveria e Kosovës po abuzon me shpenzimet e fondeve publike dhe po keqmenaxhon buxhetin.

Opozita: Qeveria e Kosovës po abuzon me shpenzimet e fondeve publike dhe po keqmenaxhon buxhetin.

Koncepte tjera qeveria për përdorim të buxhetit dhe zhvillim të Kosovës, nuk ka. E kanë ose në privatizim ose në asfalt. Këta kryesisht merren më çështje që kanë përfitime për ta të drejtpërdrejta, dhe në një formë ose tjetër shihet se diçka po bëhet. Tashmë shpenzimet kapitale janë përqendruar në asfalt, kryesisht në rrugën e kombit. Këto janë ato që kjo qeveri dinë të realizojë”, thekson Sejdiu.

Qeveria e Kosovës po abuzon me shpenzimet e fondeve publike dhe po keqmenaxhon buxhetin e Kosovës, thotë Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Edhe ai thotë se përveç projektit të autostradës që ka filluar vitin e kaluar, ndonjë projekt tjetër kapital nuk është realizuar nga autoritetet kompetente.
Përveç ndonjë projekti që ka pasur të bëjë me miqtë dhe shokët e klubit qeverisës, nuk ka pasur projekte që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Përveç ndonjë projekti që ka pasur të bëjë me miqtë dhe shokët e klubit qeverisës, nuk ka pasur projekte që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës. Kjo tregon edhe një herë se në çfarë niveli të madh po keqmenaxhohet buxheti nga kjo qeveri”, shprehet Ramadani.

Në anën tjetër, Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave, thotë se projektet kapitale si në nivelin lokal, po ashtu edhe në atë qendror, janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë në Ligjin për buxhet.

Ekzekutimi i buxhetit në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe kategorinë e shpenzimeve kapitale, është duke shkuar në dinamikë të mirë dhe kjo krijon hapësirë të kuptohet se sivjet nuk do të ketë dukuri si viteve të kaluara, që shpenzimet më të larta kanë ndodhur në pjesën e dytë, konkretisht në tremujorin e fundit të vitit”, thekson Ibra.

Buxheti i Kosovës për vitin 2012 është 1 miliard e 520 milionë euro, 616 euro janë planifikuar për projekte kapitale, ose rreth 40 për qind e buxhetit në tërësi.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG