Ndërlidhjet

Kërcënohen reaktorët bërthamorë të Suedisë


Centralit Ringhals
Centralit Ringhals
Autoritetet suedeze kanë rritur sigurinë pranë centraleve bërthamore të vendit, pas gjetjes së eksplozivit në një kamion pranë centralit Ringhals.

Policia ka thënë se është duke hetuar komplotin eventual, ndërkohë që shoferi i kamionit ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për praninë e eksplozivit.

Sasia eksploduese është gjetur gjatë kontrollit rutinor të automjeteve në centralin Ringhals.

Ky i fundit përbëhet nga katër reaktorë dhe ndodhet në jug të Suedisë, pranë Gotenburgut.

Suedia ka 10 reaktorë bërthamorë.
XS
SM
MD
LG