Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga paralajmëron komunë me shumicë boshnjake


Prishtinë, 21 qershor 2012.

Prishtinë, 21 qershor 2012.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina, i përbërë nga parlamentarë, analistë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

Gjatë takimit, Jahjaga ka theksuar se "e ardhmja e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercegovinës, dy vendeve që kanë pasur një histori të rëndë e të dhimbshme, është integrimi në strukturat e NATO-s dhe të BE-së".

Presidentja ka thënë se Kosova është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti dhe po ndërton marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit, ndërsa Bosnja, sipas saj, duhet të mundësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të mallrave nga Kosova.

Jahjaga ka thënë se në kuadër të procesit të decentralizimit në Kosovë, së shpejti do të mund të krijohet edhe një komunë, ku komuniteti boshnjak përbën shumicën.
XS
SM
MD
LG