Ndërlidhjet

Sulmuesi në Bali dënohet me 20 vjet burgim


Umar Patek
Umar Patek
Gjykata në Indonezi ka dënuar njërin nga të akuzuarit kryesorë për sulmet me bomba në Bali me 20 vjet burgim.

Umar Patek është dënuar për rolin e tij në sulmet që kanë vrarë më shumë se 200 njerëz në vitin 2002, si dhe për përfshirje në sulmin ndaj një kishe në Xhakartë, më 2000, ku kanë humbur jetën 19 persona.

Patek ka thënë se ka luajtur rol të vogël në montimin e eksplozivit në Bali dhe se ka qenë kundër sulmeve.

Indonezia ka ekzekutuar tre persona në vitin 2008 për shkak të rolit të tyre në sulmet ndaj një bari dhe klubi nate në Bali.
XS
SM
MD
LG