Ndërlidhjet

Karzai kërkon fundin e korrupsionit


Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti afgan, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje ligjvënësve afganë dhe agjencive ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për të trajtuar “plagët e korrupsionit” në Afganistan.

Në një fjalim para parlamentit, ai ka thënë se është duke punuar për të luftuar korrupsionin, porse “të gjithë të tjerët në qeveri duhet të punojnë për t’iu dhënë fund ryshfeteve, që shterin fondet e vendit”.

Për të ndihmuar luftën anti-korrupsion, Karzai u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë kontratat për firmat private, që operojnë zyrtarët e Qeverisë afgane.

Karzai ka premtuar se do të pastrojë vendin nga korrupsioni, por analistët thonë se ka pasur pak rezultate nga iniciativat e tij.

Presidenti afgan ka thënë po ashtu se pret që donatorët ndërkombëtarë të ndajnë 4 miliardë euro për Afganistanin, në konferencën e Tokios, në korrik.
XS
SM
MD
LG