Ndërlidhjet

Putini paralajmëron pasoja për kundërshtarët


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar kundërshtarët e regjimit të tij se “ata duhet të ndjekin ligjin, nëse nuk duan të përballen me pasoja”.

Duke iu adresuar një forumi ekonomik në Shën Petersburg, ai ka thënë se dëshira për ndryshimin e sistemit politik “mund të bëhet kundërproduktive, e madje edhe e rrezikshme, nëse çon në shkatërrimin e rendit civil apo edhe të vetë shtetit”.

Putini ka thënë se qeveria e tij është e gatshme për dialog.

Ai së fundmi ka nënshkruar një ligj, i cili parasheh gjoba të rënda për “shkelësit e rendit në demonstratat publike”.

Kënaqshmëria me Putinin ka rënë dukshëm në Rusi.
XS
SM
MD
LG