Ndërlidhjet

Ban dhe Ahamdinexhad bisedojnë për Sirinë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka biseduar të enjten me presidentin e Iranit, Mahumd Ahmadinexhad, për situatën në Siri, ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesriki.

Ai, megjithatë, nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e bisedimeve, duke thënë se dy zyrtarët kanë folur edhe për programin bërthamor të Iranit.

Këto diskutime ata i kanë bërë në margjinat e Samitit për Zhvillim në Rio de Zhaneiro.

Ban dhe i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, kanë shfaqur dëshirën që Irani të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar kushtuar krizës aktuale në Siri.

Sipas burimeve diplomatike, ky takim do të mund të organizohej më 30 qershor në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Evropës perëndimore kundërshtojnë praninë e regjimit të Teheranit në takimet ku flitet për zgjidhjen e krizës në Siri.

Ato kanë miratuar një sërë sanksionesh kundër Republikës Islamike, nga frika se synon krijimin e armës bërthamore.

Teherani i hedh poshtë pretendimet e tilla.
XS
SM
MD
LG