Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mbështet "luftën e Serbisë për Kosovën"


Kryeministri rus, Dimitri Medvedev.

Kryeministri rus, Dimitri Medvedev.

Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, ka thënë se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve kapitale.

Gjatë bisedimeve në margjinat e Samitit për Zhvillim në Rio de Zhaneiro, Medvedev po ashtu i ka thënë presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, se Moska mbështet luftën e Serbisë për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe të drejtave të serbëve në Kosovë”, raportojnë mediat në Beograd.

Nikolliq raportohet të ketë falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe të ketë theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG