Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje Sekretari amerikan i Tregtisë


Xhon Brisën

Xhon Brisën

Sekretari amerikan i Tregtisë, Xhon Brisën, i cili është nën hetime për shkak të rolit të tij në një aksident të dy makinave që ka ndodhur këtë muaj, ka dhënë dorëheqje.

Presidenti Barak Obama ka thënë se ka pranuar dorëheqjen e tij.

Në letrën dërguar presidentit, Brisën ka thënë se ndryshimi i udhëheqjes në departament, do t’i shërbente më mirë kombit.

Brisën më herët ka transferuar detyrat e sekretarit te zëvendëssekretarja Rebeka Bllank.
XS
SM
MD
LG