Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët sulmojnë hotelin jashtë Kabulit


Forcat afgane të sigurisë, 22 qershor 2012.

Forcat afgane të sigurisë, 22 qershor 2012.

Policia afgane ka bërë të ditur se militantë të dyshuar talibanë kanë sulmuar një hotel në një zonë turistike jashtë Kabulit.

Militantët raportohet të jenë brenda hotelit dhe të armatosur rëndë.

Policia thotë se ka liruar 24 civilë dhe ka vrarë dy kryengritës.

Forcat afgane të sigurisë thuhet se janë duke vazhduar betejën me militantët.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ai ndodh disa orë pasi presidenti Hamid Karzai ka mbajtur një seancë të posaçme parlamentare, ku ka thënë se sulmet talibane ndaj policisë dhe ushtarëve afganë janë në rritje, në kohën kur trupat e huaja luftarake përgatiten të lënë vendin në fund të vitit 2014.

Në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja thuhet se civilët dhe policët afganë janë në shënjestër të sulmeve në hotel dhe se ka raporte për numër të papërcaktuar të viktimave në mes të civilëve dhe policëve.
XS
SM
MD
LG