Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani voton kryeministrin e ri


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Pakistanit mblidhet të premten për të zgjedhur kryeministrin e ri të vendit, i cili do të zëvendësonte kreun e rrëzuar të qeverisë, Jusuf Raza Gilani.

Por, në prag të votimit, një gjykatë pakistaneze ka lëshuar urdhërarrest për kandidatin e Partisë Popullore të Pakistanit, e cila ka një shumicë të rehatshme në Parlament, së bashku me partnerët e saj të koalicionit.

Gjykata ka ndërmarrë aksionin kundër Makhdom Shahabudinit nën akuzat se ai ka importuar ilegalisht ilaçe në kohën sa ka qenë ministër i shëndetësisë.

Marrë parasysh zhvillimet, Partia Popullore ka emëruar edhe dy kandidatë të tjerë.

Gjykata Supreme ka shkarkuar Gilanin nga mbajtja e detyrës zyrtare, për shkak të refuzimit të tij për të hapur një rast korrupsioni kundër presidentit Asif Ali Zardari.
XS
SM
MD
LG