Ndërlidhjet

logo-print

Rio+20: Kërkohet më shumë angazhim i vendeve të zhvilluara


Rio de Zheneiro

Rio de Zheneiro

Liderët e vendeve në zhvillim kanë kritikuar ashpër kolegët e vendeve të pasura në Samitin për Zhvillim në Rio de Zheneiro, duke thënë se është përgjegjësi historike e vendeve të industrializuara të pastrojnë planetin.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e vendeve të zhvilluara kanë thënë se ndryshimet e shpejta të sistemit ekonomik dhe zhvillimi i vendeve si Kina, Brazili dhe India, nënkuptojnë që të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Presidenti i Kubës, Raul Kastro, ka përmbledhur qëndrimin e vendeve në zhvillim, duke thënë se fuqitë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kontribuojnë më shumë në pastrimin e planetit dhe në parandalimin e ndryshimeve klimatike, pasi “shfrytëzojnë më shumë resurse natyrore në rrugën e tyre drejt statusit të vendeve të zhvilluara”.

Samiti Rio+20, i organizuar nga Kombet e Bashkuara, zhvillon punimet nga 20 qershori deri më 22.
XS
SM
MD
LG