Ndërlidhjet

Kuvendi diskuton ligjet për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme do të shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Më 31 janar të këtij viti, ligjvënësit kosovarë, me shumicë votash, patën miratuar një rezolutë, me të cilën Kuvendi zotohej se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë të përfundojë në fund të këtij viti.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar, në takimin e 24 janarit, pat shprehur vullnetin politik që kjo fazë të përmbyllet në fund të këtij viti, por duke mos dhënë ndonjë datë të saktë.

Grupi Ndërkombëtar Drejtues mbikëqyr zbatimin e Pakos së Ahtisarit, dokument ky mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës; aty bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG