Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi uron shërbyesit civilë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

"Në këtë ditë të shënuar, dua të vlerësoj lartë kontributin dhe përkushtimin tuaj për funksionimin e një administrate publike të besueshme, në shërbim të qytetarëve të vendit".

"Qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e përkushtuar për të ndërtuar një administratë publike të avancuar, profesionale, efikase dhe transparente. Në këtë drejtim, një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë është procesi i reformës së administratës publike, proces në të cilin është bërë progres i rëndësishëm, që do të vazhdojë edhe më tej", thuhet pos tjerash në deklaratën e Thaçit.
XS
SM
MD
LG