Ndërlidhjet

Në Austri arrestohet nipi i Sadamit


Ilustrim

Ilustrim

Nipi i ish-diktatorit të Irakut, Sadam Husein, është arrestuar në Austri dhe është dërguar në një “vend të sigurt”.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë thënë se 41-vjeçari i ka thënë policisë se është nipi i Sadamit, pasi autoritetet e rendit kanë ndaluar atë dhe dy shoqërues të tjerë irakianë në Traiskirhe, në jug të Vjenës.

Sipas burimit të njëjtë, personat, të cilët nuk kanë pasur pasaporta, kanë deklaruar se duan të kërkojnë azil.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Karl Hajnc Grundbojk, ka thënë se pas kontrollimit të identitetit, është konstatuar se personi ka thënë të vërtetën për lidhjen e tij me Sadamin.

Tre personat u kanë thënë zyrtarëve së ata kanë fluturuar në Austri nga Turqia.
XS
SM
MD
LG