Ndërlidhjet

logo-print

Avokatët: Breiviku është normal


Anders Bering Breivik

Anders Bering Breivik

Avokatët mbrojtës të vrasësit masiv, Anders Bering Breivik, i kanë thënë gjykatës në Oslo se ekstremisti norvegjez “duhet të deklarohet normal dhe të lejohet të bartë përgjegjësinë për veprime e tij”.

Breiviku ka pranuar se ka vrarë 77 persona në kryeqytetin norvegjez dhe në ishullin Utoja, në korrik të vitit të kaluar.

Prokurorët kanë kërkuar të enjten nga gjykatësit që ta shpallin të çmendur dhe ta dërgojnë në institucion mendor, në vend të burgut.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar para gjykatës se veprimet e Breivikut nuk janë nxitur nga dhuna, por nga politikat ekstreme dhe se ai nuk duhet të deklarohet i çmendur.

Vetë Breiviku ka thënë se ka vepruar “për të shpëtuar popullin nga politikat multikulturialiste të Qeverisë së Norvegjisë”.

Gjykimi i tij përfundon sot.
XS
SM
MD
LG