Ndërlidhjet

logo-print

Asanzh, në pritje të vendimit të Ekuadorit


Themeluesi i Wikileaks-it, Xhulian Asanzh.

Themeluesi i Wikileaks-it, Xhulian Asanzh.

Ekuadori vazhdon të shqyrtojë kërkesën për azil politik të themeluesit të Wikileaks-it, Xhulian Asanzh, duke paralajmëruar konsultime edhe me Britaninë dhe Suedinë.

“Ekuadori do të marrë vendim të pavarur, pasi të vlerësojë nëse Asanzhit i rrezikohet jeta”, ka thënë sot presidenti i këtij vendi, Rafael Korea.

“Nëse Asanzh ka shkelur ligjin, ai duhet të përgjigjet, por duhet të jemi të kujdesshëm për të shmangur proceset jo të përgjegjshme gjyqësore. Duhet t’i analizojmë këto”, ka thënë Korea.

Asanzh, që nga e marta, ndodhet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ka kërkuar azil me shpresën për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi apo transferimit të mëtejshëm në Shtetet e Bashkuara.

Suedia e akuzon Asanzhin për dhunim, ndërsa SHBA-ja për spiunim.

Dyzetvjeçari australian, i cili ka zbuluar qindra dokumentente sekrete amerikane në faqen e tij, WikiLeaks, mohon çdo keqbërje.

Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG