Ndërlidhjet

Times: Mos harroni ata që luftojnë së bashku me "Zonjën"


Çmimi Nobel për Paqe i Liju Xhiaobos
Çmimi Nobel për Paqe i Liju Xhiaobos
"Times"

Shkruan Jared Genser, themelues i “Freedom Now”. Ai ka shërbyer si këshilltar ndërkombëtar i Aung San Su Kijas dhe tani përfaqëson Liju Xhiaobon dhe Liju Xhian


Kur erdhi në Evropë javën e kaluar, që zyrtarisht ta marrë Çmimin Nobel për Paqe, 20 vjet pasi iu kishte ndarë, Aung San Su Kji-së iu dha një mirëseardhje e merituar si një heronië.

Fjalimi i saj të enjten në Uestminister Hall, e vuri atë në një rang historik me figurat e njohura si Nelson Mandela dhe Çarls de Galle.

Por, teksa ne festojmë për “Zonjën”, një nga zërat më të fuqishëm për të drejtat e njeriut të gjeneratës sonë, ne duhet gjithashtu ta shfrytëzojmë rastin të solidarizohemi me të burgosurit e botës, që ende janë të mbyllur nëpër çeli, për shkak të ngritjes së zërit për demokraci.

Një nga ta është edhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, laureati Liju Xhiaobo.

Në shumë mënyra, historitë e zonjës Kji dhe të Xhiaobos, janë mjaft të ngjashme. Të dy u bënë liderë të lëvizjeve demokratike të shteteve të tyre në fund të viteve të 80-a, derisa regjimet në Ragun dhe Pekin u përpoqën të shtypnin thirrjet për reforma të mirëfillta demokratike.

Të dy vazhduan punët e tyre, duke iu kushtuar shumë me jetët e tyre. Të dy u nderuan me Çmimin Nobel, zonja Kji në vitin 1991 dhe zoti Xhiaobo në vitin 2010, dhe të dy nuk mundën të ishin të pranishëm në marrjen e çmimeve të tyre.

Të dy erdhën për të simbolizuar luftën për të drejtat e njerëzve nëpër botë.

Me lirimin e zonjës Kji dhe zgjedhjeve parlamentare, ne vetëm mund të shpresojmë që një ditë, të dy do të jenë të lirë ta vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme.

Në Nobel-ligjeratën e saj të shtunën, zonja Kji kërkoi "optimizëm të përmbajtur" rreth Birmanisë. Por, për zotin Liju ka arsye më pak për të qenë optimistë. Ai u arrestua më 8 dhjetor të vitit 2008, disa ditë para lëshimit të Kartës 08, një manifest pro-demokracisë, krijimin e të cilit ai e ndihmoi.

Duke cituar statutin dhe esetë e tij ku kishte kritikuar autoritetet, qeveria kineze ka dënuar atë me 11 vjet burg për "nxitje përmbysje të pushtetit shtetëror".

Kishte qenë shokuese kur Lijusë iu nda Çmimi Nobel, Kina e vuri në arrest shtëpiak gruan e tij, Liju Xhia, ku ajo vazhdon ta vuajë këtë dënim edhe në ditën e sotme, pa asnjë arsye të ligjshme. Faktikisht, ajo është në arrest shtëpiak vetëm pse është e martuar me Xhiaobon.

Fatkeqësisht, dënimi i Liju Xhiaobos, ka rënë nga agjenda globale.

Megjithatë, historia e zonjës Kija, jep shpresë dhe një arsye të fortë për optimizëm, që një ditë, edhe Liju do të mund të marrë personalisht çmimin e tij në Oslo.

Në vitin 1991, çmimi i ndarë për zonjën Kija, vuri vëmendjen e botës në të dhe në ata që luftonin për demokraci në Birmani. Bota, përcjelli sfidat e saj për 21 vjetë.

Lirimi i zonjës Kija është një testament i fuqisë së saj personale dhe forcës së komunitetit ndërkombëtar, që kërkon respektimin e të drejtave të njeriut.

Derisa ne festojmë këmbënguljen e zonjë Su Kija, ne duhet të kemi parasysh të mos i harrojmë edhe të burgosurit tjerë, veçanërisht Liju Xhiaobon dhe Liju Xhian.(g.k.)
XS
SM
MD
LG