Ndërlidhjet

OKB: 1.5 milion sirianë kanë nevoja humanitare


Homs

Homs

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihma humanitare në Siri, është rritur në 1.5 milion.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka thënë po ashtu se agjencitë po përballen me kufizime të mëdha drejt arritjes së civilëve, të cilët kanë nevojë për gjëra bazike, për shkak të përkeqësimit të situatës në vend.

Deklarata bën të ditur se nevojtarët përfshijnë 350,000 njerëz në provincën Idlib dhe rreth 250,000 në Homs.

Ajo citon edhe zyrtarët e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, të cilët kanë thënë se mbi 96,000 refugjatë sirianë janë regjistruar në vendet fqinje: Irak, Jordani, Liban dhe Turqi.

Kjo shifër paraqet rritje për gati 20,000 njerëz që nga 31 maji.

Në Siri, protestat antiqeveritare dhe dhuna kanë shpërthyer në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG