Ndërlidhjet

logo-print

Vukçeviq: Zbulohen ndihmësit e të kërkuarve të Hagës


Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.

Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.

Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, ka thënë se janë zbuluar të gjitha lëvizjet dhe personat që kanë qenë në kontakt me të kërkuarit e Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq, Stojan Zhuplanin, Goran Haxhiq dhe Radovan Karaxhiq.

“Procedura penale ka nisur kundër 13 personave, që dyshohet se kanë marrë pjesë në strehimin e të kërkuarve të Hagës”, ka thënë Vukçeviq në konferencën për gazetarë në Beograd.

Ai ka thënë se do të merret në pyetje edhe ish-drejtori i agjencisë informative dhe të sigurisë, Rade Bullatoviq, ndonëse “prokuroria nuk ka materiale të mjaftueshme për nisjen e procedurës penale”.

Në mesin e të dyshuarve, Vukçeviq ka thënë se është edhe një gjeneral në pension, që dikur ka qenë zyrtar i lartë i ushtrisë.

Me kapjen e Haxhiqit, Serbia ka dorëzuar të gjithë të dyshuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG