Ndërlidhjet

Shkup: 6 vjet burgim për të arrestuarin në aksionin Monstër


Aksioni Monstër
Aksioni Monstër
Gjykata e Shkupit i ka shqiptuar 6 vjet burgim Ibrahim Sejdinit, i arrestuar gjatë aksionit policor, që ka pasuar vrasjen e 5 maqedonasve afër fshatit Smillkovcë në Shkup.

Sejdini nuk është dënuar lidhur me vrasjen e pesëfishtë, por për armbajtje pa leje.

Gjatë aksionit policor "Monstër", policia ka gjetur në shtëpinë e tij një pushkë gjysmë-automatike, një bombë dhe disa jelekë anti-plumb.

Ndërkohë, për pesë të akuzuarit e tjerë për vrasjen e të rinjve ende nuk ka nisur asnjë proces gjyqësor.

Tre prej tyre tashmë dy muaj po mbahen në paraburgim, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrestime ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG