Ndërlidhjet

Njëzetepesë të vrarë në Alepo të Sirisë


Alepo
Alepo
Raportet flasin për 25 persona të vrarë nga gjakderdhja e fundit në Siri.

Burimet e opozitës siriane dhe mediat shtetërore thonë se vrasjet kanë ndodhur në fshatin Darat Azah të provincës Alepo.

Aktivistët opozitarë thonë se vrarsësit kanë qenë pjesëtarë të milicisë pro-qeveritare “Shabiha”.

Në raportin e tij, televizioni shtetëror ka thënë se 25 persona janë vrarë nga “terroristët e armatosur” në Darat Azah.

Regjimi sirian përdor termin “terrorist” për kundërshtarët e presidentit Bashar al-Asad.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë shpërthyer qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG